Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Endrit Nikën me 18 vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij, Maria Calara Urdangaray, më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë.
Sipas aktakuzës, pas një mosmarrëveshjeje, Nika e goditi vazhdimisht viktimën, tentoi ta shkelë me veturë dhe më pas e hodhi nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit. Ai ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Në seancën fillestare më 28 maj të vitit të kaluar, Nika ishte deklaruar i pafajshëm.
