Ndërkohë draft raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë vlerëson progresin e shpejtë në negociatat e anëtarësimit dhe hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajve.

Sipas raportit objektivi për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 është i arritshëm, por kërkon zbatim të plotë dhe të pakthyeshëm të reformave, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet dhe lirinë e medias.

Shqipëria, vend kandidat që nga viti 2014, ka nisur negociatat në korrik të vitit 2022 dhe ka hapur të gjithë grup-kapitujt deri në nëntor 2025, në një kohë rekord. Për të arritur objektivin e anëtarësimit deri në fund të dekadës, zbatimi efektiv i reformave do të jetë thelbësor.

The post Draft-raporti i PE: Shqipëria me progres të shpejtë në negociata, anëtarësimi deri në 2027 i arritshëm me reforma të pakthyeshme appeared first on Alsat.