Mungesa e Lautaros është një problem serioz për Interin, që rrezikon të ketë komprometuar kualifikimin në 1/8 e Champions League. Të luajturit pa kapitenin e kufizon një skuadër që këtë sezon e ka bazuar forcën te potenciali ofensiv. Shifrat e tij flasin vetë: 14 gola dhe 4 asistime në kampionat, plus 4 gola në Champions. Deri tani ka munguar vetëm në një ndeshje, të fituar nga Interi në fushën e Ajax-it.

Statistikat ndër vite tregojnë diçka interesante: edhe pa të, Interi ka fituar shpesh dhe ka humbur shumë pak. Sezonin e kaluar mungoi në 7 ndeshje kampionati, me 6 fitore dhe 1 barazim. Ai 2-2 në shtëpi ndaj Lazios iu kushtoi zikaltërve mundësinë për titullin. Humbja e fundit pa të në kampionat daton më 31 mars 2019 (1-0 ndaj Lazios), ndërsa në Champions më 28 nëntor 2018 kundër Tottenham-it.

Në sezonin e parë kishte 14 mungesa dhe nuk ishte titullar fiks. Sot ka fituar 2 “scudetto” dhe ka arritur 2 finale Champions-i. Për Chivu është një mungesë e rëndë, por alternativat dhe statistikat japin shpresë.

Dëmtim muskulor në pulpën e majtë për Lautaro Martinez, ja ndeshjet që do të humbasë

The post Interi pa Lautaron ka probleme, por kjo statistikë e ngushëllon trajnerin Chivu appeared first on Telesport.