Sikur të mos mjaftonte humbja 5-2 në Champions League në mesjavë në Stmaboll ndaj Galatasaray, Juventus është tronditur sërish ditën e sotme, duke u mundur në “Allianz Stadium”, 0-2 nga Como, sfidë e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 11-të, ku Mërgim Vojvoda pasi mori një paism nga Douvikas, tregoi aftësitë e një “sulmuesi” të mirëfilltë dhe dërgoi topin në portën e Di Gregorio-s, me një goditje klasi. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Como.
Në minutën e 60-të, Como dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi dhe aksioni model. Maxence Caqueret dërgon topin në rrjetë, pas asistit të Lucas Da Cunha. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Como e drejtuar nga Cesc Fabregas rigjen fitoren pas tri javësh dhe tani renditet në vendin e gjashtë me 45 pikë, ndërsa Juventus në vendin e pestë me një pikë më shumë.
The post Ka mbetur me pasoja nga Stambolli, Juventus turpërohet në shtëpi nga Como dhe rrezikon shumë Europën (video) appeared first on Telesport.
