Vinicius Junior po vuan shumë këtë sezon dhe jo prej futbollit në fushë.
Dje braziliani u përball me një atmosferë të tensionuar dhe gjatë humbjes 2-1 ndaj Osasunës në stadiumin El Sadar.
Disa tifozë kanë brohoritur “Vinicius, muerete” (“Vinicius, vdis”), një thirrje kërcënuese që ka shkaktuar shqetësim në komunitetin e futbollit spanjoll.
Me gjithë sulmet ndaj tij, sulmuesi arriti të shënojë golin e barazimit për Real Madrid në minutën e 73-të.
La Liga ka njoftuar se ka nisur hetimet, duke shqyrtuar pamje dhe prova për të zbuluar kush janë individët që kanë kërcënuar hapur lojtarin.
The post Osasuna – Real Madrid, La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr appeared first on Telesport.
