Nuk ka nevojë që ligji të tërhiqet sepse çdo tërheqje dhe shtyrje e kësaj zgjidhjeje ligjore është në dëm të arsimit të lartë në vend, thotë ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Siç pretendon ajo, nuk ka aq shumë vërejtje nga të gjitha universitetet, se një numër i caktuar përsëriten dhe se ato për të cilat profesorët kanë të drejtë do të korrigjohen.

Ajo theksoi disa për të cilat tashmë ka pajtueshmëri që të ndryshohen. Nga universitetet private, tha ajo, ka pasur vërejtje për lartësinë e garancisë. Janevska shton se garancia do të ulet në 70 për qind, ndërsa do të lejohet edhe hipoteka.