Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Real Madrid Bernd Schuster ka thënë se Mbappe nuk duhet të fajësohet për fillimin jo shumë bindës të sezonit nga ana e  skuadrës së Ancelotti-t.

“Ndonjëherë, pavarësisht cilësive të një lojtari, është e vështirë të përshtatesh me një realitet të ri”, ka thënë Schuster.

“Mendoj se është një çështje ndeshjesh. Ai e di se çfarë duhet të bëjë, është çështje kohe. E gjithë skuadra duhet të ndryshojë, jo vetëm ai.

“Për momentin nuk ka asnjë lojtar në ekip që mund të zëvendësojë Toni Kroos. Soliditeti i tij nuk mund të zëvendësohet nga askush.

“Nuk do të ketë një tjetër si ai sepse ai ka shënuar një epokë dhe kjo nuk mund të ndryshojë në dy muaj”.

The post “Real-i ka një problem”, ish-trajneri i Los Blancos: E gjithë skuadra duhet të ndryshojë appeared first on Telesport.