Mbi 40 tenistë, mes të cilëve edhe anëtarë të stafit e gjyqtarë, janë bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Doha, në një hotel të transformuar në bunker vetëm disa ditë para fillimit të turneut Masters të Indian Wells në Amerikë.

Midis tenistëve të bllokuar janë fituesi i turneut ATP Dubai 500, Daniil Medvedev e rivali i tij Tallon Griekspoor, por edhe tenistë të tjerë si Andrey Rublev, Marcelo Arévalo, Mate Pavic, Harri Heliovaara dhe Henry Patten.

Ndërsa tenisti Holder Rune është bllokuar në Doha, ku ndodhej për të mbyllur rehabilitimin dhe për t’u stërvitur. Kjo situatë kritike e ka shtyrë ATP të thërrasë një takim urgjent për të identifikuar zgjidhje për evakuim.

Sipas “Marca”, opsionet e ofruara tenistëve përfshijnë udhëtime të gjata tokësore: një udhëtim gjashtë orësh me makinë deri në Oman ose një udhëtim dhjetë orësh me makinë deri në Arabinë Saudite dhe Riad.

Një udhëtim kaq i gjatë vjen me rreziqe të natyrshme, duke përfshirë pritje të gjata në kufi. Për momentin, tenistët kanë vendosur të qëndrojnë në hotel, i cili është transformuar në një strehë me shtretër të vendosur në bodrum dhe masa të përforcuara sigurie.

Kjo rrezikon pjesëmarrjen e tyre në turneun Masters të Indian Wells, që nis më 4 mars. “Situata është e pazakontë, askush nuk e di se kur do të jemi në gjendje të nisemi, kështu që do të presim me orë ose ditë“, shkroi Medvedev në rrjetet sociale.

The post 40 tenistë të bllokuar në Lindjen e Mesme, rrezikojnë pjesëmarrjen në turneun Masters të Indian Wells appeared first on Telesport.