Rodrygo Goes i ka dhënë fund sezonit. Sulmuesi ka këputur ligamentin e kryqëzuar anterior dhe meniskun e jashtëm të gjurit të djathtë, duke humbur Botërorin. Ai u rikthye pas një muaji ndaj Getafes, por tani do të mungojë 10-12 muaj. Në 4 ndeshje me Brazilin e Carlo Ancelottit, ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist, ndërsa kontributi i tij shkonte përtej statistikave falë shkathtësisë dhe polivalencës.
Ai luante kryesisht djathtas, por edhe majtas, si mesfushor ofensiv apo sulmues, me lidhje të veçantë me Vinicius. Zëvendësimi më logjik është Raphinha, përvojë dhe lider, me 18 gola të krijuar këtë sezon. Estêvão është kandidat për krahun e djathtë, me 5 gola në “epokën” e Ancelottit.
Endrick është favorit pas paraqitjeve të forta tek Olympique Lyon. Ancelotti tha: “Mund ta luajë Botërorin 2026… E rëndësishme është të luajë dhe të tregojë cilësinë”. Nuk përjashtohet rikthimi i Neymar. “Kur është në formë, ka nivel për çdo kombëtare”, – deklaroi Carlo. Opsione të tjera? Luiz Henrique, Gabriel Martinelli dhe Lucas Paquetá.

The post Endrick, Raphinha, Neymar…; opsionet e Ancelottit për të zëvendësuar Rodrygon appeared first on Telesport.
