Samuele Riçi, mesfushori i Milan, ka folur për “SportMediaset” në prag të derbit të ardhshëm që do të luhet të dielën më 8 mars në “San Siro” në orën 20:45. Mesfushori kuqezi ka analizuar renditjen, objektivat e Milanit, raportin e tij me trajnerin Maks Alegri dhe ka folur gjithashtu edhe për jetën jashtë fushës.

 

“Ne mendojmë për objektivin tonë, ta rikthejmë Milanin në Ligën e Kampionëve. E kemi thënë që në korrik. Për momentin jemi në një pikë të mirë, edhe pse më parë kemi humbur pikë që mund t’i kishim shmangur. Kemi një avantazh të mirë, por ende nuk ka përfunduar asgjë dhe na duhen shumë pikë për të hyrë në Ligën e Kampionëve.

Ëndrra për titull ekziston gjithmonë, sepse jetohet me ëndrra. Por tani mendojmë për ndeshjen, është gjithsesi një derbi dhe duhet përballuar në mënyrë perfekte. Kundër Interit duhet një ndeshje perfekte. Mendoj se tani më sheh si “mexoala”, edhe sepse si mesfushor qendre janë Luka dhe Jashari që po bëjnë shumë mirë. Për mua është njësoj, mjafton të luaj dhe të hyj për të dhënë kontributin tim për skuadrën.

Kemi të njëjtin sens humori, të njëjtën mënyrë për të bërë shaka. E kemi batutën gati, edhe me stafin sepse ka toskanë edhe aty. Kam gjetur një staf të shkëlqyer në çdo pikëpamje dhe argëtohemi shumë, por kur vjen momenti për të menduar për ndeshjen, fokusohemi vetëm te ajo”, tha Riçi.

The post “Kundër Interit na duhet një ndeshje perfekte, ne jetojmë me ëndrra” appeared first on Alsat.