Për shkak të punimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sot nga ora 08:30 deri në orën 13:00, disa përdorues në Kisella Vodë, Qendër dhe Karposh do të jenë pa energji elektrike, njofton QRUK-Shkup.

Në Kisella Vodë, nga ora 08:30 deri në orën 13:00, përdoruesit në rrugën “Sasa 2” do të jenë pa energji elektrike, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 13:00, do të ketë ndërprerje në rrugën “Dimo Haxhidimov”, numri 4.

Nga ora 08:30 deri në orën 15:00, disa përdorues në rrugën “Todor Aleksandrov” – Kompleksi i Fshatit Olimpik në komunën Qendër do të jenë pa energji elektrike, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 14:00 janë paralajmëruar ndërprerje në rrugën “Vanço Mickov” në komunën Karposh.

The post Pjesë të Karposhit, Kisella Vodës dhe Qendrës sot pa energji elektrike appeared first on Alsat.