Liverpool ka udhëtuar sot për në Turqi për t’u përballur me Gallatasaray në Champions League të martën në mbrëmje.Kjo mund të jetë një natë historike për sulmuesin Mohamed Salah.

Së pari, 33-vjeçari mund të kalojë Jamie Carragher për t’u bërë rekordmeni i paraqitjeve të Liverpool në Kupat e Europës. Të dy lojtarët kanë aktualisht nga 80 ndeshje me “reds” në arenën ndërkombëtare.

Salah është gjithashtu vetëm një gol larg të bëhet lojtari i parë afrikan që arrin 50 gola të realizuar në Kupën Evropiane/Champions League. Egjiptiani aktualisht ka shënuar 49 gola.

The post Liverpool drejt Turqisë, sulmuesi Mohamed Salah synon të thyejë dy rekorde evropiane appeared first on Telesport.