Seancë e re gjyqësore për zjarrin në diskotekën “Puls”, ku dëshmoi Goran Ignovski, pronar i një kompanie që shiste pajisje për performanca skenike, si ndriçim dhe sistem zëri. Ai deklaroi se Panço, së bashku me edhe një anëtar të grupit DNK, një vit e gjysmë para tragjedisë në Koçan, kishin blerë prej tij 8 prskallka, edhe pse ai i shiste ato në mënyrë të paligjshme.
Ignovski tha se është i bindur se piroteknika që shkaktoi zjarrin në diskotekë nuk janë të tijat, sepse ato që ai i shiste kishin lartësi shpërthimi deri në 2 metra, ndërsa ato në Koçan kanë qenë me lartësi rreth 3 metra.
Në sallën e gjyqit u ngrit edhe çështja nëse edhe dëshmitari Ignovski duhet të akuzohet për futje të paligjshme të piroteknikës, por nga prokuroria reaguan duke theksuar se arsyeja e vdekjes së viktimave nuk ishte vetë zjarri, por fakti se ata nuk kishin mënyrë për të dalë nga diskoteka.
