Plaga është ende e freskët, por Yann Bisseck u rikthye te tema e derbit në një event “miqësor për fëmijë” që kishte organizuar klubi zikaltër.

Mbrojtësi gjerman foli për humbjen e dyfishtë të pësuar kundër kuqezinjve në të dyja ndeshjet derbi këtë sezon, e cila e zgjat në 7 serinë pa fitore të Inter në përballjen me Milan.

Nëse ka një ndeshje që duam të fitojmë, është derbi. Nuk e kemi arritur për dy vjet. Por nëse në fillim të sezonit do të më thoshin: ‘Humbni dy derbitë dhe fitoni titullin, do ta miratoja”, tha Bisseck.

Shtatë pikë janë një avantazh i mirë në renditje, por 10 ndeshje për t’u luajtur janë shumë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. Ne do ta fitojmë titullin, do të përpiqemi deri në fund për t’ia dalë mbanë”, tha gjermani.

The post Bisseck thumbon Milan: Ata fituan dy ndeshjet derbi, Inter do të fitojë titullin appeared first on Telesport.