Trupi i një gruaje është nxjerrë nga ujërat e lumit Vardar në Shkup, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Më 11 mars 2026 rreth orës 11:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e nxorrën trupin nga lumi, pas së cilës një mjek nga Shërbimi i Emergjencës Mjekësore konstatoi vdekjen.

Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi u dërgua për obduksion.

Më vonë u konstatua se bëhet fjalë për A.H.I., 50 vjeçe nga Shkupi. Ndërkohë, një anëtar i familjes kishte raportuar se gruaja mëngjesin e asaj dite, pas orës 08:00, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer.

“Është kryer inspektim në vendngjarje, dhe institucionet kompetente po punojnë për zbardhjen e rastit”, shtojnë nga MPB.