Gjykatësi i Kushtetueses Osman Kadriu, në emisionin Gjurmët theksoi se Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm ne të cilin nuk ekziston ligj për Gjykatën Kushtetuese. Osmani kërkon që Kushtetuta të pësojë ndryshime, përkatësisht Kuvendi të miratojë ligj të veçantë i cili mes tjerash do të rregullojë edhe çështjen e vendimmarrjes.

Osmani thotë se duhet të ndryshohet mënyra e marrjes së vendimeve, përkatësisht kur bëhet fjalë për çështje që tangojnë drejtpërdrejt shqiptarët, të pamundësohet miratimi me shumicë votash, po pa pasur pëlqimin e gjykatësve që nuk janë maqedonas.

The post Osmani: Për Kushtetuesen duhet ligj i posaçëm, jo vendim me shumicë appeared first on Alsat.