Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është bërë baba për herë të parë.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi italian, Juventus, për të cilin Zhegrova luan aktualisht, përmes një postimi në platformën “X”.

“Urime Edon Zhegrova për lindjen e fëmijës së parë, Mars”, thuhet në mesazhin e publikuar nga klubi bardhezi.