Pas fotografisë me Ahmetin, Kasami paralajmëron hapjen e diskutimit për shkarkimin e Limanit

Pas fotografisë me Ahmetin, Kasami paralajmëron hapjen e diskutimit për shkarkimin e Limanit
Bilall Kasami thotë për Alsat se Fatmir Limani nuk ka qenë i deleguar i VLEN-it në iftarin e Edi Ramës në Tiranë, ndërsa për fotografinë me Ali Ahmetin i kërkon të sqarohet publikisht.

“Sigurisht që mbetet vet zotëri Limani këto ditë të sqarojë qëllimin dhe atë se pse është ulur në një tavolinë me Ali Ahmetin, të cilin ai vetë ka deklaruar se me asnjë farë kushti nuk do të ishte ulur bashkë me ata të cilët i ka akuzuar si vrasës të babait të tij”, tha Kasami për Alsat.

Kasami paralajmëron hapjen e diskutimit në VLEN për shkarkimin e Limanit.

“Derisa nuk ka një vendim ndryshe, sigurisht se është, por të gjitha këto zhvillime sigurisht që ndikojnë edhe për sqarimin e kësaj situate… Në kuadër tanimë të VLEN-it duhet ta diskutojmë edhe pozicionimin edhe të tij dhe shumë të tjerëve”, theksoi Kasami.