Punëtorët nesër do të dalin në protestë të madhe me kërkesë për rritjen e pagës minimale në 600 euro, si dhe rritjen e të gjitha pagave të tjera për 100 euro. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov, tha se nesër është dita kur punëtorët flasin përsëri. Ai shtoi se sa do të dëgjohen varet nga numri i tyre, sepse punëtorët e kanë fuqinë e numrit, fuqinë e politikës, ndërsa të tjerët e kanë fuqinë e parave.

“Nesër të gjitha rrugët çojnë në Shkup, para Shtëpisë së Punëtorëve. Në orën 12:05 fillon protesta e madhe e punëtorëve. ………….Punëtorët nuk kanë nevojë të shqetësohen apo të frikësohen, sepse nuk i detyrohen askujt asgjë. Pronarët dhe Qeveria vetëm një ditë më parë treguan se tashmë as nuk fshihen, se janë kundër punëtorëve, sepse pronarët e huaj i dhanë mbështetje Qeverisë për mosrritjen e pagës minimale, ndërsa qeveria, në dëm të punëtorëve, u premtoi pronarëve të huaj se nuk do ta rrisin pagën minimale jashtë harmonizimit ligjor për një shumë të turpshme prej 1667 denarëve,” deklaroi Sllobodan Trendafillov, kryetar i LSM-së.

The post Punëtorët nesër do të dalin në protestë të madhe me kërkesë për rritjen e pagës minimale në 600 euro appeared first on Alsat.