Vidhet një çantë me para nga një veturë në një autolarje në Tetovë

Më 12.03.2026, rreth orës 21:20, në SPB Tetovë, një 38-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka raportuar se e kishte lënë veturën e tij në një autolarje për pastrim.
Pasi e mori automjetin, ai vuri re se nga brenda ishte vjedhur një çantë në të cilën kishte para.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.