Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të herëpashershme lokale shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit. Temperatura minimale do të lëvizë nga -1 deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 11 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup, paradite moti do të jetë i vranët, ndërsa pasdite me kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në ditët në vijim moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa vende reshjet do të jenë më të dendura, ndërsa për shkak të depërtimit të një mase ajrore të ftohtë, në male dhe në disa zona më të larta ekziston mundësia që reshjet të kalojnë në borë. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë mesatare, në disa vende herë pas here e përforcuar nga drejtimi lindor dhe verilindor, ndërsa nga e premtja do të fryjë erë veriore. Temperatura ditore do të ketë tendencë rënieje.
