Reza Pahlavi, djali i Shahut të fundit të Iranit, i cili jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi se ka themeluar Komitetin për Drejtësi Tranzicionale, i udhëhequr nga fituesja e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2003, Shirin Ebadi.

“Sot, me krenari dhe përkushtim ndaj drejtësisë për secilin prej jush, themelova një Komitet të ngarkuar me hartimin e një kornize rregullatore për drejtësi tranziçionale. Ky Komitet do të jetë përgjegjës për përgatitjen e kornizës rregullatore për një Komision të së Vërtetës dhe Drejtësisë”, shkroi Pahlavi në platformën “X”.

Pahlavi, i cili e paraqet veten si një zgjidhje në rast të ndryshimit të regjimit iranian, njoftoi se përveç Shirin Ebadit, e cila pranoi të kryesojë Komitetin, në trup përfshihen edhe shkrimtari Iradj MesdaghiLejla Bahmani dhe Afshin Elijan, të cilët përfaqësojnë “katër breza ekspertësh iranianë”.