Me Font jashtë skenës dhe mandatin e rikonfirmuar, presidenti i zgjedhur i Barcelonës, Joan laporta, ka liri për të konsoliduar dy pika kyçe të projektit të tij blaugrana. Nga njëra anë, drejtori sportiv Deco, me të cilin ka bërë marrëveshje të rëndësishme dhe ka blinduar Lamine Yamal. Gjithsesi, prioriteti i menjëhershëm është të shpërblehet edhe trajneri Hansi Flick.

“Ai që duhet të negociojë deri në korrik është Rafa Yuste, si president, me Deco dhe përfaqësuesin e tij. Personalisht do të jap opinionin tim, por nuk mund të kryej veprime përfaqësimi apo dispozicioni, – shpjegoi Laporta për rinovimin e trajnerit. – Bordi aktual mund të rinovojë me Flick. Me një bord në vijimësi nuk do të ketë surpriza. Nëse situata të ishte ndryshe, mund të vendosej për ndërrim trajneri ose blerje. Qëllimi im është i qartë, të rinovojmë me Flick deri më 2028, në mënyrë që çdo sezon të ketë një vit hapësirë. Ai është dakord dhe së shpejti do të njoftojmë marrëveshjen”.

Duke u pyetur nëse Laporta mund të qëndrojë 5 vite me Flick pranë tij, presidenti tha: “Do të tregonte stabilitet dhe faktin që po fitojmë. E shoh të mundshme që të qëndrojë 5 vite të tjera me të te Barça. Është i ri, energjik dhe ndihet mirë në qytet”.

Laporta ia atribuoi trajnerit gjerman meritën kryesore për tripletën e sezonit të kaluar: “Ai bëri që skuadra të funksionojë sërish me të njëjtët lojtarë që më parë nuk jepnin aq shumë. Shpjegon qartë, përballon çdo pyetje, mënyra e tij e sinqeritetit dhe disiplinës së grupit e bën të pranueshëm për botën blaugrana”.

The post Laporta, pas rizgjedhjes president: Ja dy rinovimet e para strategjike te Barcelona appeared first on Telesport.