Automjeti që drejtohej nga kryetari i komunës së Shutkës, Kurto Dudush, dhe që është pronë e bashkëshortes së tij, Fatima Osmanovska, u dogj në orët e para të ditës së sotme, përcjell TV21. Policia njofton se nuk ka të lënduar.
“Më 17.03.2026, në orën 03:50, në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Shuto Orizares është djegur një automjet “Range Rover” me targa të Shkupit, pronë e F.O. (37) nga Shkupi. Sipas denoncimit, pronarët e kamerave të sigurisë kanë vërejtur një person të maskuar që derdhi një lëng mbi automjet, i cili menjëherë mori flakë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri u shua nga një ekip i Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri – Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
