Nga 17 deri më 19 prill në Tiranë do të zhvillohet Muse-X. Një ngjarje inovatime që është më shumë se sa një event, konferencë ose panair, është një platformë zhvillimin e ekonomsë kulturore dhe kreative.

Muse-X, që do zhvillohet tek Piramida do të mirëpresë me dhjetra artistë dhe jo vetëm, nga gjithë rajoni por dhe ndërkombëtare në një nga platformat më të strukturuara dhe ambicioze të industrive kreative në Evropën Juglindore. Kjo ngjarje e konceptuar për të bashkuar muzikën, filmin, artet pamore, teknologjinë dhe biznesin kreativ në një ekosistem do të ketë pjesë edhe përfaqësues nga Maqednia e Veriut.

Në natën e muzikës rock, një nga yjet e mbrëmjes do të jetë Elita 5, grupi i famshëm nga Tetova. Kurse platforma “Terapija” e cila promovon muzikën dhe ekonominë e natës do të marrë pjesë në ekipin për lidhjen e festivaleve përmes “Round Table”-it, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, dhe do të jetë gjithashtu pjesë e pavijonit nga Maqedonia e Veriut, ku do të përfaqësohen përfaqësues të industrisë muzikore dhe krijuese. Më interesante është se “Terapija” po bëhet një urë e re kulturore mes muzikës elektronike moderne dhe rrënjëve tradicionale të rajonit – një kombinim që po formëson identitetin e ri artistik ballkanik.

Përmes performancave, ligjëratave, ekspozitave dhe seteve të DJ-ve, Terapija promovon trashëgiminë kulturore në nivel ndërkombëtar, ajo i ka dhënë një vlerë të re muzikës elektronike, duke e lidhur atë me trashëgiminë kulturore dhe duke krijuar hapësirë për zhvillimin e skenës lokale dhe rajonale.