Në muajin shtator janë raportuar tetë raste të reja me HIV/AIDS, të gjitha te persona të gjinisë mashkullore, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Katër persona janë të moshës 30–39 vjeç, ndërsa nga një person i përket grupmoshave 15–19, 20–29, 40–49 dhe 50–59 vjeç.

Janë raportuar gjithashtu dy persona të vdekur, të dy nga grupmosha 40–49 vjeç.

Në total, gjatë vitit 2026 janë raportuar 49 raste me HIV/AIDS.