Kombëtarja shqiptare në ndeshjen vendimtare të play-off të Botërorit do të perballet ndaj Polonisë, ndeshje e cila do të zhvillohet të mërkurën më 26 mars në Varshavë.
Do të jetë një klasë arbitrare angleze ajo që do të vendosë drejtësi në këtë ndeshje.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë pikërisht Anthony Taylor i cili ka vendosur drejtësi edhe në përballjen që skuadra jonë kombëtare zhvilloi me Çekinë në Pragë në shtator të 2023 e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, një sfidë që u mbyll me barazimin 1-1.
Asistentë të Anthony Taylor në këtë përballje do të jenë Gary Beswick dhe Adam Nunn, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar lituanezi Donatas Rumšas. Në sallën VAR, do të jenë dy gjyqtarë angleze Jarred Gillett dhe Michael Salisbury.
