Gazetar: Bashkim Sulejmani
“Për të pesëmbëdhjetën herë, sot, Gjimnazi i Tetovës sërish nxori nxënësit nga shkolla. Shkak për këtë ishte alarmi i rrejshëm për bombë. Me ditën e sotme, nxënësit e kësaj shkolle, kanë humbur mbi 60 orë mësimore të cilat nuk dihet se si do të kompensohen”.
Drejtori i Gjimnazit thotë se në bashkëpunim me profesorët, mundohen që të gjejnë zgjidhje për orët e humbura, me theks të veçantë për maturantët, që kanë edhe vetëm një muaj e gjysmë mësim, ndërsa duhet t`iu nënshtrohen edhe provimeve.
“Në bisedë me profesorët e viteve të katërta, është biseduar që ata të japin maksimumin përveç orëve që i kanë plotësuese në bazë të planprogramit vjetor, marrëveshje kemi bërë që edhe ata të organizojnë orë të këtilla që të përpiqen tek maturantët të arrijnë atë që është e paraparë me planprogram”, deklaroi Jeton Kamberi. Drejtor i gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.
Kamberi tha se do bëhet kërkesë zyrtare tek sektori i arsimit në komunën e Tetovës dhe Ministria e Arsimit, që të ketë lehtësime për maturantët në testimet eksterne, sepse janë humbur shumë orë. Orë mësimore kanë humbur edhe shkollat tjera, siç është ekonomia e mjekësia. Nga Sektori i arsimit në Komunën e Tetovës nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria se si do kompensohen orët e humbura.
“Mendoj që brenda kësaj periudhë do kemi një vendim final. Ne jemi në koordinim me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë sepse nuk është rasti vetëm me Tetovën por ka pasur edhe në disa qytete tjera apo qytetin e Shkupit, por do ketë vendim brenda kësaj periudhe dhe do informohen mediat”. tha Nazmi Dauti. Sektori për Arsim komuna e Tetovës.
Kohëve të fundit janë shpeshtuar alarmet e rreme për bomba në shkollat e Tetovës. Policia ka njoftuar se është duke punuar për zbardhje. një 18 vjeçar, i cili u përjashtua nga Gjimnazi është nën hetim për kërcënimet e rreme./ Alsat.mk.
The post Rikthehen alarmet e rrejshme në shkollat e Tetovës appeared first on Alsat.
