Policia e Shqipërisë, rajoni i Tiranës, ka njoftuar se ka sekuestruar një automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63” me vlerë rreth 250,000 euro, që dyshohet se është vjedhur në Gjermani, përcjell TV21. Nga hetimet e kryera, autoritetet identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin në Shqipëri me qëllim shitjen. Sipas njoftimit, puna për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit vijon.
