BDI:Prodhimi i termoelektranave në janar i ulur për plot 22.5%

Shkup, 26 mars – Ajo që BDI e publikoi në lidhje me blerjen e energjisë elektrike, dje u konfirmua edhe nga Enti Shtetëror i Statistikave, sipas të cilit prodhimi bruto i energjisë elektrike nga termoelektranat është ulur për plot 22.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipaa të cilës, kjo mungesë është kompensuar tërësisht me blerjen e energjisë elektrike bazë.

“Për të qenë qytetarët plotësisht të informuar, energjia elektrike është blerë nga TE-TO dhe kjo është një informatë publikisht e qasshme”.

Për të përcaktuar se kush e thotë të vërtetën, BDI i bën thirrje ESM-së që të publikojë të gjitha thirrjet publike dhe kontratat për blerje-shitje të energjisë elektrike, në mënyrë që qytetarët të kenë pasqyrë të plotë se si menaxhohen kapacitetet elektroenergjetike të shtetit.