Nga sulmet iraniane në Abu Dhabi humben jetën dy presona, ndersa tre të tjerë mbetën të plagosur.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbajtur barrën e sulmeve të Iranit në Gjirin Persik, me më shumë se 2,100 raketa dhe dronë të lëshuar nga Teherani.
Ndërsa ministria e Mbrojtjes thotë se shumica e sulmeve janë penguar, qeveria po mban nën kontroll të rreptë informacionin.
Deri më tani, janë arrestuar më shumë se 100 persona pasi kanë bërë fotografi dhe kanë regjistruar video të dëmeve nga sulmet dhe përgjimet, gjë që është e paligjshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Qeveria ka thënë se kjo është për arsye sigurie.
Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar qytetarët e saj se është gjithashtu e paligjshme të postojnë materiale që janë kritike ndaj qeverisë atje.
Sulmet e vazhdueshme të Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, po dëmtojnë imazhin e sigurisë dhe stabilitetit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Zyrtarët kanë thënë se nëse zhvillohen negociata me Iranin, ata duan kufizime dhe kontrolle afatgjata mbi bankën e raketave dhe dronëve të saj, dhe se sulmet vetëm sa i kanë shtyrë Emiratet e Bashkuara Arabe të forcojnë lidhjet e tyre të sigurisë me Uashingtonin.
