120 persona, punonjës në TEC Manastir, kërkuan ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Manastirit për shkak të problemeve të stomakut. Ekziston dyshim për helmim nga ushqimi, konkretisht lasanja, përcjell TV21. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, në bashkëpunim me Qendrën dhe Institutin për Shëndet Publik, si dhe Inspektoratin Sanitar-Shëndetësor, kanë kryer inspektim të  jashtëzakonshëm në kuzhinën e operatorit që furnizonte me ushqim Tec Manastirin. Janë marrë mostra nga ushqimi, nga sipërfaqet e punës, duart dhe hunda e personave të pranishëm në kuzhinë.

Kuzhina është mbyllur përkohësisht, ndërsa nga TEC Manastir konfirmuan rastin dhe thanë se punonjësit gjatë këtyre dy ditëve marrin vakte të ftohta. Kuzhinën e TEC Manastir e menaxhon hoteli “Molika”, nga ku thonë se problemi shëndetësor është një rast i izoluar, pasi çdo ditë nga kuzhina e hotelit për punonjësit e TEC Manastir dërgohen rreth 1.600 porcione ushqimi, dhe problemi shëndetësor është regjistruar vetëm tek disa punonjës me një pasqyrë klinike të lehtë.