Gazetar: Avni Tahiri
Më shumë se një vit nga tragjedia në diskotekën Puls në Koçan, ende vazhdon mjekimi i një pjese të të lënduarve. Ata çdo muaj marrin trajtim në Klinikën e Dermatologjisë në Shkup. Dermatologia Kujtime Rushiti Mehmeti thotë se gjendja e tyre ka përmirësim të dukshëm.
“Në Klinikën e Dermatologjisë ne i trajtojmë gjithsej 66 pacientë të Kocanit, ato in trajtojmë me PDL lazer që e përdorim prej nëntorit 2025 deri më tani dhe jemi duke i ndjekur rezultatet e pacientëve, ka përmirësim të dukshëm te ata pacientë dhe do të vazhdojmë edhe më tej t;i ndjekim… 02:L28 Mosha është domethënë prej 17 vjet edhe deri në 49, mosha mesatare e pacientëve është 25, kështu që te të gjithë kemi rezultate pozitive. Edhe pas një viti te pacientët, përveç që kemi shërim të plagëve në dukje, përsëri te ato ekzistojnë simptome të cilat duhet t’i ndjekim dhe t’i trajtojmë,“ deklaroi Kujtime Rushiti Mehmeti – Dermatologe.
Klinika Universitare e Dermatologjisë organizoi konferencë shkencore me fokus te dermatologjia e pediatrisë dhe trajtimi i plagëve nga djegiet, ku u bë shkëmbimi i përvojave dhe informacioneve mes dermatologëve rajonal.
“Kemi shkëmbime të ndryshme të informacioneve, protokollet më të reja për trajtimin e shenjave të plagëve janë të ndryshme, se fundi janë trajtimet biologjike, trajtime me kombinime lokale si dhe mbrojtja psikologjike e pacientëve, të kenë përkrahje nga ana e mjekëve që të mund ta tejkalojnë këtë situatë,” tha Kujtime Rushiti Mehmeti – Dermatologe.
Në tragjedinë në Koçan që ndodhi më 16 mars të viti të kaluar 63 persona humbën jetën ndërsa 200 të tjerë u lënduan. Shumica e të lënduarve një periudhë të gjatë u trajtuan jashtë shtetit ndërsa një pjesë në klinikat e vendit. /Alsat.mk
The post Të lënduarit nga tragjedia në Koçan vijojnë trajtimin, mjekët shohin përmirësim appeared first on Alsat.
