Gara e fundit në Japoni, që solli edhe podiumin e parë sezonal për McLaren me Oscar Piastri, që u rendit i dyti, ka risjellë një qetësi te skuadra kampione e botës në Formula 1. Ky rezultat në Suzuka i ka rritur besimin 24-vjeçarit për garat e ardhshme, deri në atë pikë sa ai beson se mposhtja e Mercedes është e mundur.
“Unë mendoj se ata mund të mposhten. Ne e dinim tashmë se edhe me makinën më të mirë, duhet të jesh në gjendje ta ngasësh atë në një nivel tepër të lartë. Mendoj se bëmë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim në Japoni”, deklaroi piloti australian.
“Është interesante të shohësh se kur dikush tjetër ka makinën më të shpejtë, gjërat nuk janë aq të lehta. akti që arrita ta mbaja George Russell pas për kaq gjatë ishte vërtet inkurajues”, tha Piastri.
Ndaj, ai e konsideron veten optimist për shanset e tij për të tejkaluar Mercedes edhe pse mbetet realist: “Le të mos e mashtrojmë veten. Në Suzuka bëmë gjithçka mire, por ishim 15 sekonda pas Antonelli, kështu që kemi një diferencë të madhe për të ngushtuar. Jam i bindur se mund ta bëjmë, por po, kemi ende punë për të bërë.”
The post Piastri: Besoj se mund ta mposhtim Mercedes, por kemi ende shumë punë për të bërë appeared first on Telesport.
