
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se tre persona u arrestuan gjatë një kontrolli të Njësisë Mobile të Policisë, ndërsa u konfiskuan katër automjete, përcjell TV21.
“Në autostradën Shkup–Shtip, me një automjet të posaçëm të MPB-së, u mat një Audi me targa nga Sveti Nikole, drejtuar nga A.L. (24) nga Sveti Nikole, duke lëvizur me 212 km/h, mbi kufirin maksimal të lejuar prej 130 km/h jashtë zonës së banuar. Në rrugën rajonale Kumanovë–Kriva Pallankë, u mat një Opel me targa nga Kumanova, drejtuar nga D.D. (37) nga Kumanova, duke lëvizur me 182 km/h, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h. Në rrugën rajonale Arnaki–Glumovë, u konfiskua një kamion Mercedes me targa nga Shkupi, sepse shoferi A.A. (33) nga Shkupi e drejtonte me leje të skaduar që nga 24.04.2010. Gjatë kontrollit u shqiptuan 14 masa për shpejtësi të tejkaluar jashtë zonave të banuara dhe u evidentuan katër shkelje të tjera trafiku. Tre persona u arrestuan për shkelje penale sipas nenit 297a të Kodit Penal: dy shoferë për shpejtësi mbi 70 km/h mbi limitin e lejuar jashtë zonave të banuara dhe një person për drejtim automjeti pa leje të vlefshme. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, për të gjithë autorët do të ngriten padi të përshtatshme civile dhe penale sipas ligjit”, thonë nga MPB.
