Në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me protestën e studentëve thuhet se provimi i jurisprudencës jepet në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. “Bëhet fjalë për provim profesional që nuk përbën procedurë administrative, por mekanizëm për sigurimin e cilësisë dhe profesionalizmit rreth sistemit juridik. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog konstruktiv dhe shqyrton me vëmendje nismat dhe propozimet, në kuadër të kompetencave juridike”, thekson në reagim.
Ministria me të cilin udhëheq Igor Fillkov gjithashtu kritikoi mungesën e simboleve shtetërore në protestën e studentëve shqiptarë ndërsa shprehu shqetësim për siç rolin e një partie opozitare në këto protesta, duke ngritur dyshime për instrumentalizim politik dhe përdorim të retorikës etnike për qëllime të caktuara./Alsat.mk.
The post Reagon Ministria e Drejtësisë lidhur me protestën e studentëve: Provimi jepet sipas ligjit appeared first on Alsat.
