Sipas Prokurorisë, më 7 prill, të pandehurit kanë ngacmuar dhe ofenduar rëndë dy persona, duke shkaktuar ndjesi frike dhe pasigurie. Motiv për ngjarjen sipas prokurorisë ka qenë hakmarrja. Njëri nga të pandehurit dhe dy djemtë e tij i kanë ndaluar viktimat në vendin e tyre të punës, “AD Varreza Butel”. Sulmuesit kanë përdorur grushte dhe thikë, me çka dy personat kanë pësuar lëndime trupore. Prokurori publik ka propozuar paraburgim për tre të pandehurit, babanë dhe dy djemtë, për shkak të rrezikut për arratisje dhe mundësisë për kryerjen e veprave të tjera penale.

The post Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur procedurë për veprën penale “dhunë”, ndaj tre personave appeared first on Alsat.