Ndeshja e Kupës së Shqipërisë, gjysmêfinalja e vajtjes mes Dinamos dhe Vllaznisê në Air Albania, u njollos nga fundi i saj kur Dejvi Bregu pas golit të 1-1 me penallti, e lêshoi veten në fyerje dhe pêshtymë në drejtim të portierit shkodran Jukaj.
Pas ndeshjes dhe kapiteni Dita reagoi me gjest antisportiv teksa polemikat kanë vazhduar dhe sot. Nga Vllaznia e konsiderojnë mungesë respekti dhe fair play, Dinamo ka reaguar duke sqaruar situatën.
Dinamo ka dalë me komunikatë zyrtare, për të sqaruar një video ku duket Dejvi Bregu duke pështyrë, pas penalltisë së shënuar ndaj Vllaznisë të mërkurën.
Reagimi: “Klubi Dinamo kërkon të sqarojë opinionin publik në lidhje me një episod të ndeshjes së fundit me Vllazninë, që në media është interpretuar në mënyrë të gabuar. Lojtari ynë, Dejvi Bregu, pasi shënon golin e barazimit, shfryn nervat nga frustrimi për faktin që ky gol erdhi në fund dhe që më parë kishte humbur një penallti, por pa fyer dhe pështyrë askënd, sikurse shkruhet dhe pretendohet në media.
Ndoshta është një keqkuptim dhe klubi ynë tërheq vëmendjen e shtypit për më shumë kujdes, që të mos prodhojë lajme të pavërteta.
Dejvi Bregu është një nga futbollistët më korrektë në fushë dhe jashtë saj.
Klubi Dinamo dhe futbollistët respektojnë dhe vlerësojnë çdo kundërshtar, duke nisur nga Vllaznia dhe të gjithë ata që marrin pjesë në garë.
Loja e futbollit është burrërore dhe klubi ynë pranon gjithmonë verdiktin e fushës me “fair play”.
The post Gjesti antisportiv i Bregut ndaj Vllaznisë, Dinamo del me komunikatë zyrtare: “Mos u keqkuptoni, ja e vërteta” appeared first on Telesport.
