Vllaznia ka bërë detyrën më së miri në “Loro Boriçi”, duke fituar 1-0 ndaj Teutës, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të në Abissnet Superiore.

Sfida u zhbllokua në minutën e 43-të, ku Kevin Dodaj gjeti rrjetën pas një topi në zonë nga braziliani Andrey Yago. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për shkodranët.

Në minutën e 66-të, Teuta mbetet me 10 lojtarë, pas largimit me karton të kuq të Artan Jazxhit, për ndërhyrjen e ashpër ndaj Sherif Kallakut.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Vllaznia fiton 1-0 dhe duke përfituar nga humbja e Egnatias 3-1 ndaj Tiranës, shkodranët kryesojnë renditjen me 5 pikë diferencë nga vendi i dytë. Teuta mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë.

The post ABISSNET SUPERIORE: Një gol dhe karton i kuq. Mbyllet sfida në “Loro Boriçi”. Vllaznia bën detyrën ndaj Teutës appeared first on Telesport.