Ndërkohë mandatari i ardhshëm hungarez Peter Magjar paralajmëroi deportimin e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski. Në një konferencë shtypi, Magjar i pyetur nga gazetarët për dy ish ministra polakë, të kërkuar për korrupsion nga qeveria e re e Polonisë, ndërsa gjetën strehim dhe morën azil në Hungari, tha se ata, përfshi dhe Gruevskin nuk do të qëndrojnë gjatë në Hungari. „Hungaria nuk do të bëhet deponi për kriminelë të kërkuar ndërkombëtar. Kjo vlen jo vetëm për ish ministrat polakë, por edhe për Nikolla Gruevskin. Në fund të fundit ai është ish kryeministër I Maqedonisë së Veriut dhe kriminel I kërkuar”, tha Magjar. Ish kryeministri Gruevski është në arrati që nga viti 2018, kur pas vendimit të plotfuqishëm për rastin “Tank” u dënua me 2 vjet burg. Gruevski mori azil në Hungari në bazë të pohimeve se është politikisht i përndjekur nga kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev. Në vitin 2019, Hungaria zyrtarisht e refuzoi kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ekstradim./Alsat.mk.
The post Magjar për Gruevskin: Nuk do të jemi deponi e kriminelëve appeared first on Alsat.
