Gazetar: Petar Çaushevski
Gjyqi në rastin “Talir 2” në të cilin akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia në pushtet VMRO-DPMNE u shty. Në sallën e gjyqit, aktakuza u përfaqësua nga prokurori i ri i rastit, Kristijan Smilevski. Lënda vjetrohet në fund të muajit gusht, ndërsa prokurori thotë se e ka studiuar mirë rastin dhe siguron se do të përfundojë në kohë.
“Vjetrimi i ndjekjes penale nuk varet nga vullneti i prokurorit apo gjykatës. Megjithatë, jam i sigurt se do ta përfundojmë me sukses procedurën para se të ndodhin kushtet e vjetërsisë”, deklaroi Kristijan Smilevski, prokuror.
Prokurori konfirmoi se nëse ish-kryeministri Gruevski do të kthehej në vend, ai mund të kërkojë që gjykimi të fillojë nga e para.
“Nëse i pandehuri Gruevski do të jetë në dispozicion, pas dorëzimit të kërkesës gjykimi do të fillojë nga e para. Sidoqoftë, kjo varet sa kohë do të mbetet afati i vjetërsimit sepse, e dini, ka një vit pasi të dorëzojë kërkesë për përsëritje të procedurës. A do të jetë në dispozicion, nuk e dimë”, theksoi Kristijan Smilevski, prokuror.
Në rastin “Talir 2”, Smilevski zëvendëson prokuroren Lençe Ristoska, të cilës prokurori i ri publik shtetëror Nenad Saveski, ia lëndën, gjë që çoi në dorëheqjen e saj. Gjykimi për rastin “Talir 2”, që ka të bëjë me ndërtimin e selisë së VMRO-DPMNE-së, u shty për shkak të mungesës së dëshmitarit Kiril Bozhinovski. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për më 30 prill./Alsat.mk.
The post Prokuror i ri merr në dorë lëndën “Talir 2” ndaj Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së appeared first on Alsat.
