Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se në shtet duhet të ketë kushte të barabarta për të gjithë, pa dallim nëse bëhet fjalë për një funksionar aktual apo ish-funksionar të lartë. Sipas tij, për këtë nuk duhet të ketë asnjë dilemë, të paktën sa kohë që kjo Qeveri është në pushtet dhe ai është kryeministër.

Ai i bëri thirrje opozitës që, nëse dëshiron të jetë alternativë reale e qeverisë, të kërkojë që Vasko Kovaçevski të kthehet dhe të përballet me drejtësinë.

“Më shqetëson fakti që opozita ende nuk e ka mësuar leksionin dhe vazhdon të jetojë në një botë paralele, ku nuk dëgjohet që të kërkojnë kthimin e Vasko Kovaçevskit për t’u përballur me drejtësinë,” tha Mickoski, duke shtuar se nuk i dëgjon emrat e ish-funksionarëve të tillë në konferencat e opozitës.

Ai shtoi se pret që opozita të jetë kritike edhe ndaj vetvetes dhe, në rast se ish-funksionarë të qeverisë së kaluar të LSDM-së përfshihen në ndjekje penale, të kërkojnë përgjegjësi edhe për ta.

“Tutje, gjithashtu, pres nga kjo e njëjta opozitë, të jetë, kështu kritike dhe të sillet në këtë mënyrë kritike, siç sillet tani, kurkam ndjenjë që shumë shpejt, funksionarë të lartë nga qeveria e LSDM-së, ish-kryeministra, kryetarë të qeverive, të afërm të tyre nga familja, do të përfshihen në “përndjekje të caktuara”. Kam ndjenjë, nuk them se kam informacione, kam ndjenjë. Pres që edhe atëherë, kur të ndodhë kjo, gjithashtu do të kenë konferenca të tilla dhe atëherë nuk do të thonë se kjo është përndjekje politike, por të njëjtit, do t’i thërrasin të përgjigjen para organeve, respektivisht ta dëshmojnë pafajësinë e tyre”, tha Mickoski.