Guvernatori i qytet në juglindje të Turqisë, Kahramanmarashit, Mukerrem Unluer ka njoftuar se në një sulm me armë në një shkollë në qytet kanë humbur jetën 4 persona, prej tyre 3 nxënës dhe një mësues, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, përcjell TV21.Në deklaratën për Anadolu Agency (AA), Unluer tha se sulmi i armatosur ka ndodhur në Shkollën e Mesme “Ayser Çalık”, për një arsye ende të panjohur.

“Për momentin kemi një sulm. Në një nga shkollat tona ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Kemi informacione për të plagosur. Po e hetojmë në detaje”, th ai.

Ministri i Drejtësisë, Akın Gurlek, njoftoi se është hapur hetim për sulmin me armë dhe se janë caktuar 3 zëvendës-prokurorë të përgjithshëm dhe 4 prokurorë për rastin.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, në një shkollë në qytetin Siverek në Turqinë juglindore u plagosën të paktën 16 persona, mes tyre edhe nxënës, pas një sulmi me armë. Sulmuesi ka qenë ish-nxënës i shkollës dhe ka kryer vetëvrasje kur ka kuptuar se do të kapet, njoftoi guvernatori i rajonit, Hasan Shildak.