“Të gjitha sugjerimet që zënë vend, janë të arsyeshme, ministria e Arsimit dhe Shkencës ka treguar mjaftë kujdes që të mos jetë vesh i shurdhur ndaj sugjerimeve që i kanë dhënë universitetet”, kështu tha në Click Plus Driton Sulejmani nga VLEN në lidhje me debatin për Ligjin për arsimin e lartë, shkruan TV21. Sulejmani tha se qëllimi është që përmes këtij ligji të sigurohet cilësia në arsim e lartë, duke besuar se një pjesë e konsiderueshme e sugjerimeve do të merren parasysh duke theksuar se jo të gjitha, pasi sipas tij, edhe ministria e Arsimit ka politikat arsimore.

Sulejmani bëri të ditur se janë në fazën finale të punimeve, por që ka ende hapërisrë për korrigjime.