
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje publike për të rinjtë që të bëhen pjesë e Akademisë Politike të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke e cilësuar këtë iniciativë si një investim strategjik në të ardhmen politike dhe shtetformuese të vendit.
Kryetari Ahmeti thekson se kjo Akademi është një detyrim ndaj historisë dhe përgjegjësi ndaj të ardhmes.
Edukimi dhe formimi politik i tyre është një detyrim i domosdoshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.
Akademia Politike e BDI-së, siç bëhet e ditur, synon të përgatisë brezat e rinj për sfidat e udhëheqjes së nesërme, përmes një programi të strukturuar në pesë module kryesore.
Këto përfshijnë: përpjekjen historike deri te lindja e BDI-së, Marrëveshjen e Ohrit – themeli i shtetit të ri, Shqiptarët në rajon – dimensioni kombëtar dhe rajonal, komunikimi politik dhe integrimi europian.
Në fund, ai shkruan se integrimi europian mbetet një projekt gjeneratash dhe rruga e vetme drejt stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
Në vazhdim ua përcjellim edhe linkun ku mund të aplikoni për tu bërë pjesë e Akademisë politike.
