Pas eliminimit nga Champions League dhe diferencës prej 9 pikësh nga Barcelona në La Liga, Alvaro Arbeloa i ka ditët e numëruara te Real Madrid. Spanjolli do të largohet në fund të këtij sezoni.
Mediet spanjolle zbulojnë se tre janë për momentin kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Real Madridit: Jurgen Klopp, Didier Deschamps dhe Mauricio Pochettino.
Dëshira e parë e Perez dhe e të gjithëve te Real Madrid është që trajneri i ri të jetë Jurgen Klopp. I pyetur vazhdimisht mbi zërat që e lidhin me “Los Blancos”, Klopp i ka hedhur poshtë duke u shprehur se është shumë i lumtur me punën që bën aktualisht si Drejtor i Futbollit Global për Red Bull.
Deschamps është një emër që ka dalë në skenë ditët e fundit. Francezi do të largohet nga drejtimi i “Gjelave” menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës dhe duket se është plotësisht gati për një aventurë të re, këtë herë në nivel klubesh.
Pochettino është po ashtu një kandidaturë serioze. Argjentinasi gëzon respektin dhe vlerësimin e veçantë të Florentino Perez. Pochettino aktualisht është i foksuar te Kupa e Botës, pasi është trajneri i SHBA-ve, por do të largohet menjëherë pas Botërorit dhe ndaj konsiderohet si një alternativë shumë e mundshme për stolin e Real Madridit.
The post Arbeloa i ka ditët e numëruara… Tre kandidatë për të marrë drejtimin e Real Madridit appeared first on Telesport.
