Presidenti i UEFA, Aleksander Çeferin, ndodhet për vizitë zyrtare në Federata e Futbollit e Maqedonisë me ftesë të kreut të FFM-së, Masar Omeragiq.

Vizita paraqet edhe një konfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyera mes FFM-së dhe UEFA-s, si në nivel institucional ashtu edhe në atë personal, thonë nga FFM.

Fokusi i bisedimeve është vendosur në drejtimet e ardhshme për zhvillimin e futbollit në Maqedoni, nga realizimi i projekteve të rëndësishme infrastrukturore deri te zhvillimi dhe mbështetja shtesë e kategorive të të rinjve.

Përveç me Omeragiqin, Çeferin zhvilloi takime edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e sportit Borko Ristovski.