Pas një maratone që zgjati 2 orë e 30 minuta, skuadra e Partizanit mundi 3-2 Erzenin në gjysmëfinalen e tretë play off në volejboll për meshkuj, duke siguruar një biletë për në finale, aty ku më herët është kualifikuar edhe Skënderbeu (eliminoi Tiranën).
Në sallën sportive në Farkë u deshën pesë sete për të nxjerrë fituese skuadrën kryeqytetase (23-25, 25-22, 25-17, 23-25, 15-13), që në këtë mënyrë do të luajë për të mbrojtur titullin kampion. Në këtë mënyrë, përsëritet finalja e një viti më parë.
Të dyja skuadrat bënë një ndeshje të mirë, me shijakasit që shpresuan deri në pikën e fundit për një fitore, që do t’i rikthehente në finale pas disa vitesh. Gjithsesi, në fund triumfuan “të kuqtë”, që bënë diferencën në momentet vendimtare të setit final.
Superliga-Meshkuj, gjysmëfinale play off
Nd.1, Partizani – Erzeni, 2-3
Nd.1, Tirana – Skënderbeu, 0-3
Nd.2, Erzeni – Partizani, 2-3
Nd.2, Skënderbeu – Tirana, 3-0 (2-0)
Nd.3, Partizani – Erzeni, 3-2 (2-1)
The post Partizani mposht Erzenin dhe shkon në finalet play off për të mbrojtur titullin kampion ndaj Skënderbeut appeared first on Telesport.
