Në fshatin Kamjan të Tetovës ndodhet ky mulli i vjetër më shumë se 500 vjet. Mullinxhiu, Lutfi Imeri për TV21 rrëfen se në këtë mulli të vjetër kanë punuar 6 gjenerata. Me shumë nostalgji tregon për vjetërsinë e mullirit ndër breza si dhe fillimet e tij të para që nga mosha 7 vjeçare.
“Këtu jam që nga mosha 7 vjeçare. Jemi gjenerata e gjashtë. Kur kemi bërë hulumtime, del që edhe 3 gjenerata përpara të jetë ky mulli 500 vjet. I jap vetes 50 vjet, të gjithëve, 6 gjenerata nga 50 vjet, 350 vjet. Por kur kemi bërë hulumtime del edhe 3 breza të tjerë, por sakt nuk e di”, tha Lutfi Imeri.
Lutfiu edhe pse i vjetër në moshë, kujdesej për mullirin e trashëguar ndër breza. Një punë jo e lehtë, pasi që çdo gjë bëhej nga dora e tij.
Por sa janë të interesuar gjeneratat e reja për të vazhduar traditën familjare në këtë mulli shumë vjeçar?
VIDEO – 5 SENAT
“Është djali jem dhe djali i vëllaut. Dëshirojnë që ta vazhdojnë. Por sa do ta mbajnë nuk e di. Por deri sa jemi ne do ta mbajmë”.
Mulliri në Kamjan njihet edhe për ujin e “mrekullueshëm” që ka. Lutfiu thotë se shumë njerëz nga të gjitha trevat shqiptare shkojnë marrin ujë për fëmijët që kanë pengesa në zhvillimin në të folur”, potencoi Lutfi Imeri.
“Para 10 vjetve, një kojshisë ia ka dërguar vëllai ujin, ai ka filluar të flasë. Kemi dërguar edhe në Tiranë, atje 10-15 fëmijë kanë pasur sukses, këtu dikund 500. Tash unë ujin ua jap, por është punë e Zotit”. Këtu vijnë prej Kosove, prej Presheve nga Shqipëria.. nuk ka vend që nuk vjen këtu”, shtoi Lutfi Imeri.
Lutfiu theksoi se interesimi për të blerë miell të bluar nga mulliri i tij është shumë i madh, sidomos për miell të zi për personat diabetik, por mes tjerash përmendi edhe vështirësitë në mungesë të ujit.
