Supersfida e javës së 30-të në Ligue 1, ajo mes PSG-së dhe Lyonit është mbyllur 1-2 për miqtë. Në minutën e 6-të, braziliani i huazuar nga Real Madrid gjeti golin, pas një asisti perfekt të portugezit Afonso Moreira. Në minutën e 18-të, Endrick i kthen “nderin” me një super asist Moreira-s, i cili shënon golin e dytë për miqtë.

Në 17 ndeshje me Lyonin, Endrick 7 gola dhe 7 asiste. Në minutën e 32-të, Goncalo Ramos gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke humbur shansin e artë për të ngushtuar shifrat. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Lyonin.

Goli i vetëm për parizienët do të vinte në minutat shtesë me Khvicha Kvaratskhelia, por që vlen sa për statistikë.  Gjerogjiani shënoi me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë. Lyon fiton 1-2 në “Parc des Princes” dhe ngjitet në vendin e tretë me 54 pikë. PSG mbetet në krye me 63 pikë, por me një ndeshje më pak se Lens i vendit të dytë.

SHIKOGOLAT

The post Me mendjen diku tjetër, PSG mposhtet në shtëpi nga Lyon. Endrick me gol dhe asist (video) appeared first on Telesport.